Ferizaji në krizë financiare, klubi do të paditet në FFK

Kushtet jo të mira financiare kanë shtyrë shumicën e lojtarëve me eksperiencë të largohen nga Ferizaji.
Për shkak të borxhit që ka kryesia ndaj tij, një futbollist që ka dashur të mbetet anonim i ka thënë Indeksonline se do ta padisë Ferizajin në Federatën e Futbollit të Kosovës.
“Nuk më kanë paguar për dy muajtë e fundit, nëntor dhe dhjetor. Unë nesër do të shkojë në Federatë të Futbollit për ta paditur klubin që të marr paratë që më takojnë” deklaroi futbollisti.
Ferizaji e mbylli sezonin vjeshtor me 19 pikë, vetëm 7 më tepër se vendi i fundit që dërgon në Ligën e Dytë.
/Indeksonline.