Avdullah Hoti në Shtime, takohet me qytetarë

Kandidati i nominuar për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti ka takuar dhjetra qytetarë dhe simpatizantë të partisë në Shtime.
Në profilin e tij në Facebook, Hoti thënë se nevojitet energji pune dhe përkushtim për zhvillimin e vazhdueshëm të këtij qyteti.
“Në Shtime, bashkë dhe të entuziazmuar si kurrë më parë nga vullneti i strukturave, anëtarëve dhe simpatizantëve të shtëpisë sonë të përbashkët, LDK-së, e cila është e mira e vendit dhe garantuese e zhvillimit të tij.
Energji pune dhe përkushtimi, vendosmërie e gatishmërie, për normalitetin e nevojshëm si parakusht për zhvillimin e vazhdueshëm të Shtimes” ka shkruar Hoti.
/Indeksonline/
