Abrashi i VV-së: Ujmanit duhet t’i mbetet emri “Liqeni i Trumpit”, dëshmi e budallallëkut të klasës së vjetër politike

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi mendon se Liqeni i Ujmanit duhet të vazhdojë të quhet “Liqeni i Trumpit”.
Kjo sipas tij, që të jetë një dëshmi në të ardhmen për pasojat e budallallëkut të klasës së vjetër politike, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Ujmanit duhet t’i mbetet emërtimi “Trump Lake”. Le të jetë një dëshmi që përkujtohet nga brezat e ardhshëm pasojat e budallallëkut të klasës së vjetër politike.