75 Mall Live Search
09:15 / E Premte, 08 Janar 2021 / OSH

Turbullohet uji në “Ibër Lepenc”, ndërpritet nga ora 9:30 uji në tri komuna

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditëve të fundit, janë rritur edhe rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore. Ato në disa raste kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, prej të cilit merret uji i papërpunuar për t’u trajtuar pastaj në Fabrikën për Përpunimin e Ujit, në Shkabaj).

Si pasojë e kësaj,  ka rritje të turbullirës, nivel që bën të pamundur trajtimin e ujit të pijshëm konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë, bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar nga KRU “Prishtina”.

“Me qëllim që të ruajmë cilësinë e ujit të pijshëm, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë, duke filluar nga ora 09:30 për Fushë- Kosovën dhe lagjen “Kalabria”, në Prishtinë”.

Përveç ndërprerjes së detyrueshme të furnizimit me ujë të pijshëm për këto dy zona, ndërprerje do të kenë edhe Obiliqi dhe Drenasi. Në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, do e rikthehet gjendja normale për furnizim.