75 Mall Live Search
09:34 / E Premte, 08 Janar 2021 / OSH

I dehur nget veturën, bën aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Një aksident ka ndodhur në mes të dy veturave në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë.

Siç njofton policia deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi që njëri nga ngasësit ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

Ndërsa si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një persona i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë është liruar për në shtëpi.