75 Mall Live Search
11:25 / E Premte, 08 Janar 2021 / OSH

Reshje bore e shiu në Gjakovë, rëndohet situata në disa zona

Reshjet e shumta të shiut që kanë mbizotëruar ditëve të fundit në vendin tonë, kanë shkaktuar dhe po vazhdojnë të shkaktojnë vërshime të shumta në zona e qytete të ndryshme të Kosovës, raporton IndeksOnline.

Më të goditurat aktualisht janë qytetet e Rrafshin të Dukagjinit dhe qyteti i Drenasit me rrethinë, qytetarët e të cilave në vazhdimësi në adresë të IndeksOnline po dërgojnë pamje të momentin, nga vërshimet e paralajmëruar nga Instituti Hidrometrologjik i Kosovës pak ditë më parë.

Ndërsa në një njoftim të Komunës së Gjakovës ka njoftuar të premten, se si pasojë e reshjeve të shiut dhe borës gjatë mbrëmjes, në disa zona është rënduar qarkullimi.

Sipas njoftimit, në ndisa rrugë qarkullimi është gati i pamundshëm.

“Deri tani janë raportuar situata të rënduara në hyrje-daljet e qytetit, tek rruga ‘Qazim Bakalli’, tek Ura që lidh Bllokun e Ri me Shkukëzën, kemi bllokim të rrugëve ‘Fehmi Agani’ dhe ‘Gaspër Karaqi’ si dhe paralagjen Brekoc. Lusim qytetarët që të shmangin qarkullimin në këto pjesë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës në Facebook.

Ndërsa tani ju sjellim pamje të këtij momenti nga Gjakova, qytet në të cilin ka reshë borë dhe shi njëkohësisht.

IndeksOnline ju sjell pamje nga Gjakova: