Kaos i rrjetit energjetik në Deçan, pas reshjeve të borës

Në fshatin Voksh, të Deçanit, i cili ishte zbardhur nga bora u shkaktuan probleme me rrjetin elektrik.
Në një video që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet se telat e energjisë elektrike kanë rënë përtokë nga shtyllat.
Përveç tyre, në rrugën kryesore të fshatit janë parë edhe shtyllat elektrike të rrëzuara, ndërsa ka lëvizje veturash.
Për këtë janë shprehur të shqetësuar banorët, të cilët duhet të kalojn shumë pranë telave të energjisë të rënë përtokë./IndeksOnline/