Policia i sekuestron 29 vjeçarit një armë zjarri me municion

Drejtoria rajonale e Policisë – Prishtinë, po i merr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.
Në kuadër të veprimeve operative që po kryen me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, dje rreth orës 20:30, në dalje të Prishtinës, policia ka ndaluar veturën “Golf” me targë Kosove.
Këtë e ka bërë të ditur për IndeksOnline zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka treguat se policia ka ushtruar një kontroll të detajuar ndaj personave që ishin në veturë dhe ka arritur të sekuestronte një revole e disa fishekë.
“Marrë parasysh vendin si dhe rrethanat në të cilat ishte ndaluar vetura, policia kishte ushtruar një kontroll të detajuar ndaj personave dhe veturës me ç’ rast ka arritur që të gjente dhe të sekuestronte: Një revole të tipit COLT, shtatë copë fishekë, kalibër 45 mm, si dhe një këllëf revoleje”, tha Borovci.
Ndërsa ka bërë të ditur se i dyshuari është K.D., mashkull 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit ai është proceduar më tej.

