Erlis Frashëri pasi refuzoi Feronikelin, nënshkruan kontratë me këtë skuadër të Superligës

Erlis Frashëri sot do të prezantohet zyrtarisht te Drenica.
Vetëm pak orë pasi njoftoi se ka shkëputur kontratën me Gjilanin, 32-vjeçari ka arritur marrëveshje me ‘kuqezinjtë’.
Frashëri ka pasur ofertë zyrtare nga Feronikeli, por në fund zgjodhi Drenicën duke nënshkruar kontratë një vjeçare, shkruan Indeksonline.
Mbrojtësi korçar në të kaluarën ka qenë pjesë e disa skuadrave në Shqipëri si Partizani, Teuta, Kamza etj.
/Indeksonline/