75 Mall Live Search
15:14 / E Premte, 08 Janar 2021 / OSH

Artisti indian i kushton një skulpturë rëre Kapitolit të ShBA

Artisti i njohur indian Sudarshan Pattnaik krijoi një skulpturë rëre në Puri, kushtuar ngjarjeve në Kapitol Hill. Nëpërmjet kësaj vepre arti, Pattnaik përcjell mesazhin: “Le të triumfojë demokracia”, pas reagimeve të shumta mbarëkombëtare që e cilësuan protestën sulm ndaj tempullit të demokracisë.

Mesazhi është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Dy ditë më parë mbështetësit e presidentit në largim të SHBA-së, Donald Trump sulmuan Kapitolin e SHBA-së në Washington DC, duke e bllokuar atë.

Katër persona humbën jetën në protestën e dhunshme.

Demonstratat nisën kur Kongresi ishte në mes të certifikimit të rezultatit për presidentin e zgjedhur Joe Biden.

Artisti Pattnaik njihet për mesazhet e tij të forta. Gjatë krizës së emigrantëve, ai ndërtoi një skulpturë prej rëre në nderim të figurës së sirianit Aylan Kurdi, djalit 3-vjeçar që ndërroi jetë në mënyrë tragjike, pranë bregdetit turk, në kërkim të një jetë të re, në Evropë.