Drenica po përtërihet, për 48 orë siguron 6 përforcime

Në edicionin pranveror të futbolli, Drenica do të duket krejt ndryshe.
Ekipi nga Skenderaj ka nisur ofensivën e transferimeve dhe vetëm brenda 2 ditëve të fundit ka marrë 6 lojtarë të rinj, shkruan Indeksonline.
Mbrojtësi Eglantin Gjoni, mesfushorët Donald Rapo, Behar Ramadani dhe sulmuesit Kreshnik Uka e Dardan Rogova.
I fundit që është bashkuar me Drenicën është mbrojtësi Erlis Frashëri.
Synimi i ekipit të Bledar Devollit në pranverë është qëndrimi në Superligë.
Edicionin vjeshtor, Drenica e mbylli në vendin e parafundit me 19 pikë.
/Indeksonline/