Vetaksident në Veternik, vetura humb kontrollën dhe del nga rruga

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sonte në Veternik të Prishtinës.
Në lidhje me këtë Indeksonline ka kontaktuar me zëdhënësen e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:30, në Veterrnik, ka ndodhë një aksident trafiku, ku një veturë e cila ishte në lëvizje, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Bazuar në të dhënat e deritanishme një person është lënduar dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti trafikut”, tha ajo./Indeksonline/