Shoqërohen në Polici dy persona nën moshën 14 vjeçare, kishin vjedhur 870 euro tre ditë më parë

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion dy të dyshuar nën moshën 14 vjeçare, të akuzuar për vjedhje.
Ata janë shoqëruar për një grabitje që e kanë bërë në vendin e quajtur “Te Qershiat”, në rrugën Podujevë-Prishtinë, mëson Indeksonline.
Vlera që ata kishin grabitur ishte 870 euro. Një pjesë e parave i janë rikthyer viktimës.
Dy të arrestuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/