75 Mall Live Search
23:20 / E Premte, 08 Janar 2021 / Blerim

I shkëmbyen fanellat me Fabinhon, futbollisti i Aston Villës vrapon ta merr përsëri atë!

Liverpooli ka arritur që ta fitoi takimin ndaj Aston Villës me rezultatin final në 1:4, duel ky në kuadër të FA Cup.

Skuadra e Klopp luajti ndaj një ekipi të kategorisë U23 të Aston Villës, kjo pasi te skuadra A’ ishin disa raste me Covid-19 dhe nuk u lejuan ta zhvillonin takimin sonte, shkruan IndeksOnline

Por, një gjë interesante ndodhi pas ndeshjes, ku futbollisti i ri i Aston Villës dhe golashënues në këtë takim, Louie Barry shkëmbeu fanellën me Fabinhon, por që trajneri i reagoi menjëherë, duke i thënë se fanella e debutimit nuk dhurohet, dhe sulmuesi i ri vrapoi në tunel te braziliani për ta marr fanellën e tij, por ky i fundit ia dhuroi përsëri të veten.

Shikoni momentin në video: