75 Mall Live Search
11:01 / E Shtunë, 09 Janar 2021 / OSH

Bëhen “llom” 6 persona në një restaurant në Malishevë, përdorën mjete të mprehta

Dje rreth orës 15:00 ka ndodhur një rrahje masive në një restaurant në fshatin Kijevë, të komunës së Malishevës, shkruan IndeksOnline.

Sipas policisë, gjatë rrahjes janë përdorë mjete të forta dhe të mprehta dhe si pasojë janë lënduar gjashtë persona, njëri prej tyre ka lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK.

Të gjithë personat e përfshirë janë dërguar në mabjtje, kurse i dyshuari i lënduar është nën arrest dhe në përkujdesje të policisë në QKUK.

“Fsh. Kijevë Malishevë 08.01.2021 – 15:05. Ka ndodhë një përleshje mes disa personave deri sa ishin në një restorant. Gjatë rrahjes janë përdorë mjete të forta dhe të mprehta dhe si pasojë janë lënduar gjashtë persona, njëri prej tyre ka lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Personat e tjerë pas marrjes së tretmanit mjekësor janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari i lënduar është nën arrest dhe në përkujdesje të policisë në QKUK”./IndeksOnline/