75 Mall Live Search
12:13 / E Shtunë, 09 Janar 2021 / OSH

Indonezi: Një aeroplan humbet kontaktet menjëherë pas ngritjes

Fluturimi SJ182 u zhduk nga radarët pak pas ngritjes.

Aeroplani Boeing 737 humbi më shumë se 10,000 metra lartësi në më pak se një minutë, raportoi faqja e internetit e gjurmuesit të fluturimit FlightRadar24

Sipas FlightRadar 24, fluturimi Sriwijaya Air SJ182 nga Xhakarta në Pontianak në ishullin Borneo u nis nga aeroporti i kryeqytetit Indonezian në 2.37 pasdite me kohën lokale (7.37 paradite GMT), transmeton IndeksOnline.

Fluturimi prej 452 milje është planifikuar të zgjasë 95 minuta.

Boeing 737-500 fluturoi në një distancë të shkurtër në veri të aeroportit dhe mbi detin Java para se të humbte kontakti.

Adita Irawati, zëdhënësi i Ministrisë Indoneziane të Transportit, i tha South China Morning Post: “Në këtë pikë, ne jemi duke hetuar dhe koordinuar çështjen me Basarnas (agjencia e kërkimit dhe shpëtimit) dhe KNKT (organi i sigurisë së transportit). Ne do të lëshojmë më shumë informacion sa më shpejt që të ketë zhvillime. ”/IndeksOnline/