Kjo është skuadra e vetme që e ka mposhtur dy herë Bayernin e Hansi Flickit

Bayern Muncheni që nga koha kur nën udhëheqjen e mori Hansi Flick është shndërruar në një nga ekipet më të frikshme në Evropë.
Në një kohë të shkurtër, ai arriti të fitonte çdo trofe të mundshme, transmeton Indeksonline.
Por, është një skuadër që ka dalë të jetë “arrë e fortë” për bavarezët. Bëhet fjalë për ekipin e Borussia Monchengladbachut.
Mbrëmë, Gladbachu arriti të fitontekundër Bayern Munchenit, duke u bërë skuadra e vetme që e mposhtë dy herë skuadrën bavareze gjatë kohës së Hansi Flickit.
Asnjë skuadër nuk ka arritur që ta mposhtte më shumë se një herë Bayern Munchenin e Hansi Flickit./Indeksonline/