Momenti kur orteku i borës i zë katër alpinistë

Një grup prej 4 alpinistësh është goditur nga një ortek i befasishëm në malet Pirenej, në Spanjë.
E gjithë ngjarja është filmuar dhe u shpërnda në rrjetet sociale, ku duket momenti kur orteku godet në mënyrë të papritur alpinistët. Personi që filmoi ngjarjen u rrëzua në borë, ndërsa më pas videoja tregon një prej alpinistëve të mbuluar nga bora deri në shpatulla.
“Të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm për të shmangur situata të ngjashme”, tha alpinisti që shpërndau videon.


