75 Mall Live Search
13:37 / E Shtunë, 09 Janar 2021 / OSH

“Myzhde” për Milanin, rikthehet IBRAHIMOVIC

Klubi i Milani sot ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes me Torinon, që zhvillohet sonte.

Pas një mungese disajavore, në listën e futbollistëve të ftuar është rikthyer, Zlatan Ibrahimoviqi, transmeton Indeksonline.

Suedezi është i gatshëm për ndeshjen kundër Torinos. Mungesa e tij është vërejtur në këto ndeshjet e fundit, sidomos në atë kundër Juventusit.

Pjesë e listës është edhe Tonali, që ishte i suspenduar dhe nuk u paraqit kundër Juventusit./Indeksonline/