Lladrovci: Bota me Bidenin në kry të ShBA-së, do të jetë më e sigurtë, më e drejtë dhe më e mirë

Me marrjen e detyrës si president i ShBA-ve, Joe Biden, një status ka shkruar në FB, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Ai ka thënë se bota në kry të ShBA-së, do të jetë më e sigurtë, më e drejtë dhe më e mirë.
Ky është postimi i plotë i tij:
Përgëzime të sinqerta për kombin e madh amerikan, me rastin e emërimit të mikut të çmuar të lirisë së Kosovës, Joe Biden, president i ShBA-së.
Bota me Bidenin në kry të ShBA-së, do të jetë më e sigurtë, më e drejtë dhe më e mirë.
Barazia gjinore është argument i fillimit të mbarë të këtij misioni për një botë më të mirë!

