75 Mall Live Search
22:11 / E Shtunë, 09 Janar 2021 / Blerim

Del video kur mbrojtësi i Man United lëndohet rëndë, tenton të kthehet por i merren mend!

Është duke u zhvilluar takimi ndërmjet Manchestert United e Watford, duel ky në kuadër të 1/32 të finales në FA Cup.

United po avancon me rezultatin 1:0 falë golit të realizuar nga McTominay në minutën e 5’të të takimit, shkruan IndeksOnline

Por, United u përball me një problem në mbrojtje në minutat e fundit të pjesë së parë, ku u lëndua mbrojtësi Bailly në kokë.

Ai pas tretmanit nga mjekët e klubit u mundu të kthehej prapë në fushë, por kishte marramendje.

Kështu, në vend të tij u inkuadrua, Maguire.