Kroos i zhgënjyer me lojën ndaj Osasunas, ky është komenti i tij

Real Madridi e mbylli takimin e sotem ndaj Osasunas me barazim, duel ky që u zhvillua në kuadër të xhiros së 18’të në La Liga.
Reali nuk tregoi asgjë dhe rezultati final u mbyll në 0:0, shkruan IndeksOnline
Pas ndeshjes foli edhe mesfushori gjerman, Tony Kroos, i cili tha se është i mllefosur.
“Kontrolluam lojën por nuk krijuam raste, jemi të zhgënjyer dhe të mllefosur”, tha ai.
“Nuk dua të justifikohem asgjë, ishim dy ekipe në fushë dhe nuk mundëm të bëjmë diferencën”, tha Kroos.