Vëllaznimi i Gjakovës bëhet me administrator të përkohshëm të klubit

Klubi i futbollit nga Gjakova, KF. Vëllazënimi ka bërë të ditur se kanë vendosur të vazhdojnë stinorin e dytë në kampionat dhe që kanë emëruar një administrator të ri të klubit.
“Pas një mbledhje të bordit dhe me miratim të komunës së Gjakovë dhe donatorëve të Klubit, është vendosur për të vazhduar stinorin e dytë të këtij kampionatit dhe për ta përcjellë dhe drejtuar në këtë fazë tranzicioni, është emëruar Edi Luzha, si administrator i përkohshëm”, thuhet në një njoftim të klubit gjakovarë.
Ata kanë bërë të ditur se qëllimet e pjesës së mbetur të këtij stinori 2020-2021, janë vazhdimësia e kampionatit në kushte sa më efektive dhe shoqërimi i klubit deri në pritje të një projekti të ri në përfundim të këtij stinori.