75 Mall Live Search
17:27 / E Diele, 10 Janar 2021 / Blerim

30 të helmuar në Bulqizë, dyshohet se konsumuan ujë të përzier me ujërat e zeza

30 banorë janë paraqitur në Urgjencën e Spitalit në Shupenzë pasi kanë shfaqur shenja të helmimit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se fillimisht janë paraqitur në spital 3 persona të një familjeje, dhe më pas banorë të disa fshatrave kanë shkuar për të marrë ndihmë mjekësore.

30 persona në total kanë marrë serum, ndërsa banorët janë nga Gjorica, Shupenza dhe Hoshateni.

Paraprakisht dyshohet se helmimi ka ardhur për shkak të ujit të pijshëm, pasi një tubacion është dëmtuar dhe mund të ketë sjellë përzierjen e ujit me ujërat e zeza.

Edhe më herët në Shupenzë të Bulqizës ka patur helmim për shkak të dëmtimit të tubacioneve. Në maj të 2019-ës dhjetra banorë të zonës u helmuan po me të njëjtin dyshim, se ujërat e zeza ishin përzierë me ujin e pijshëm.