75 Mall Live Search
18:07 / E Diele, 10 Janar 2021 / Blerim

Vetëaksidentohet vetura me tabela të Gjermanisë në Istog

Një veturë përderisa ka qenë duke lëvizur, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar nëpër livadhe në afërsi të Istogut, duke u rrokullisur për disa herë.

Në fotot që ka siguruar IndeksOnline, shihet një veturë me targa të Gjermanisë dhe zyrtarët policor, që kanë shkuar në vendngjarje.

Ende nuk dihet se a ka të lënduar të tjerë dhe a është e përfshirë edhe ndonjë veturë tjetër.