75 Mall Live Search
10:16 / E Hënë, 11 Janar 2021 / k.v

Fshati Konjuh mbulohet nga uji (Video)

Një pjesë e fshatit Konjuh të Lipjanit, mëngjesin e së hënës është përmbytur nga uji, raporton IndeksOnline.

Banorët kanë dërguar pamje në redaksinë e IndeksOnlinet, ku shihet një sasi e madhe uji në këtë vend.

Qarkullimi i automjeteve po bëhët me shumë vështirësi.

Banorët kanë kërkuar nga komuna të intervenojë sa më parë që t’u dalë në ndihmë./IndeksaOnline/