Klubet dakordohen, Superkupa e Kosovës zhvillohet në Antali/ Pritet vendimi final i FFK-së

Prishtina dhe Drita do të zhvillojnë një pjesë të fazës përgatitore për edicionin pranveror në Antali të Turqisë.
Kryeqytetasit do të udhëtojnë më 19 janar, ndërsa Drita një ditë më vonë.
Përfaqësuesit e dy klubeve kanë rënë dakord që ndeshja finale e Superkupës së Kosovës të zhvillohet në Antali.
Federata e Futbollit e Kosovës, sot, do të mbajë takimin final me përfaqësuesit e klubeve dhe me menaxherin Amir Prepolli që po merret me anën logjistike, për të vendosur për datën që i përshtatet dya palëve, shkruan Indeksonline.
Finalja e Superkupës gjithmonë zhvillohet para fillimit të edicionit të ri të futbollit, por sivjet shkaku i pandemisë dhe angazhimit të klubeve në Evropë është shtyrë.
Kujtojmë se Drita është kampion në fuqi, ndërsa Prishtina fituese e Kupës së Kosovës.
/Indeksonline/