Përmbytet edhe fshati në Malishevë ku asfalti ishte bërë si tepih

Fshati Rud i Malishevës është përmbytur nga reshjet e fundit.
Të shtunën që lamë pas asfalti i kësaj zone u “përpi” nga cilësia e dobët, ndërsa tani ujërat kanë mbuluar tërësisht një pjesë të fshatit.
Fshati Rud nuk është i vetmi i përmbytur në Malishevë, ngase edhe qyteti dhe fshatra të tjera janë të përmbytutra nga uji./Indeksonline/