Hoti merr parasysh kërkesën e Haradinajt, fond emergjent për familjet e prekura nga përmbytjet

Nisma e Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, për krijimin e një fondi emergjent për familjet e prekura nga përmbytjet, sot ka marrë epilog edhe nga kryeministri Hoti, i cili ka paralajmëruar krijimin e tij.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) përshëndet këtë vendim të kryeministrit në detyrë, duke e cilësuar si të domsodoshëm në situatën e krijuar.
AAK-ja inkurajon Qeverinë në detyrë të Republikës së Kosovës, që sa më shpejt të procesojë me vendimet zyrtare si edhe të sigurohet shpërndarja e fondeve te familjet e prekura nga përmbytjet.