Në 100 vjetorin e masakrës së Prapashticës, fillon ndërtimi i Memorialit në nderim të të rënëve

Sakëtsisht para 100 vjetëve ka ndodhur njëra nga masakrat më të rënda në Kosovë, ajo e Prapashticës. Më shumë se 1.500 qytetarë civilë të kësaj ane janë vrarë nga pushtuesi serb.
Në 100-vjetorin e kësaj masakre çnjerëzore, sot ka filluar ndërtimi i Memorialit… në nderim të martirëve.
Këshilltarja e Kuvendit të Prishtinës që vije nga Prapashtica, Fiknete Bejta, ka thënë se ndihet krenare që ka filluar ndërtimi i këtij memoriali.
“Saktesisht sot 100 vjet me parë ndodhi njera nga masakrat më çnjerezore në anën e Gollakut njeherit edhe masakra më e madhe në Kosovë .
Më saktesisht me 11 janar 1921 në Prapashticë u masakruan 1.570 qytetarë civilë të kësaj ane, një mizori e tmerrshme e pashembullt ndonjeherë e bërë nga pushtuesi serb.
E saktesisht 100 vjet pas kësaj masakre të tmerrshme, jam krenare sot që unë si pasardhëse e 47 anëtarëve të familjes së masakruar në mizori, munda që bashkë me qytetarët e Prapshtices, si edhe me kolegët e mi në Komunën e Prishtines, ta bëjmë të mundur gurin themeltar të Memorialit te viktimave të Prapashticës, të cilët me të drejtë janë dëshmorë dhe heronj të vërtetë të vendit tonë.
Falënderoj të gjithë ata që punuan dhe që7 na ndihmuan në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm, i cili do të shërbejë si memorie historike për breza e breza të tërë të Prapashticës e Gollakut.
Ne sot jemi krenarë që ia dolëm të bëjmë të kaluarën të mos harrohet kurrë.
Lavdi viktimave te Prapashtices sonë e të Gollakut, të cilët do t’i kujtojmë përherë”, shkruan Bejta në njoftim.
