75 Mall Live Search
17:13 / E Hënë, 11 Janar 2021 / OSH

Sunaj Hasan flet pasi u largua nga Arbëria: Nuk e di pse nuk kam luajtur, nuk më kanë njoftuar për arsyen

Gjatë ditës së sotshme futbollisti, Sunaj Hasan, njoftoi se nuk do të jetë pjesë e klubit të Arbërisë më.

Indeksonline kontaktoi me futbollistin për të mësuar rreth arsyes se pse u largua dhe çka pret të ndodhë me të ardhmen e tij.

Hasan u shpreh se nuk e di arsyen se pse pas 12 ndeshjeve, nuk iu dha më hapësirë.

Image may contain: one or more people, people playing sports, people standing and outdoor

“Ndodhi largimi se në fillim kisha hapsirë për të luajtur. Luajta 12 ndeshje,  pastaj erdhi një vendim që unë të mos jem as në ekip e në lojë. Unë duhesha të largohesha, sepse s’kisha hapësirë e për çfarë, arsyen nuk e di ende pse s’kam luajtur”, u shpreh ai fillimisht.

Ai theksoi se është në bisedime me dy klube dhe se karrierën mund ta vazhdojë në Kosovë.

Image may contain: Sunay Hasan, outdoor

“Po kam oferta nga Superliga e Kosovës. Jam në bisedime me dy klube. Karrierën mund ta vazhdoj edhe në Kosovë edhe në Maqedoninë e Veriut, po ashtu edhe jashtë vendit diku. Po këtë s’dua ta them se s’dihet ende çka bëhet”, shtoi sulmuesi.

Në fund, ai u shpreh se në fillim, deri sa luante tek Arbëria pati periudhë të mirë.

Image may contain: 3 people, including Sunay Hasan, people playing sports and outdoor

“Kalova mirë tek Arbëria deri sa luajta. Pastaj çdo futbollistë kur nuk luan, nuk është i lumtur, sidomos për arsye që nuk e di ende vetë, nuk më kanë njoftuar asgjë për arsyen pse nuk kam luajtur në  7 ndeshjet e fundit”, tha në fund Hasan.

Sunaj Hasani në 12 ndeshjet e para ishte titullar tek Arbëria, por në xhirot e fundit Bilall Sherifit iu besua pozita e sulmuesit qendror./Indeksonline/

Image may contain: 1 person, playing a sport and outdoor