Ylli i UFC-së, Khabib Nurmagomedov qenka fantastik edhe në futboll – shikojeni se çfarë super goli ka shënuar

Ylli i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, duket se nuk ka talent vetëm në sportet luftarake.
Ai zhvilloi një ndeshje futbolli në Dubai së bashku me legjendën, Clarence Seedorf, transmeton Indeksonline.
Në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, Khabibi shihet duke dhuruar spektakël.
Khabibs got 99 pace pic.twitter.com/ccWhMJcLF7
— ArtOfWar?? (@TheArtOfWar6) January 10, 2021
Ylli i UFC-së ka një shpejtësi mahnitëse. Në Twitter po ashtu po qarkullon edhe një gol fantastik që e shënon Khabibi nga një distancë e largët.
Khabib Nurmagomedov shows his football skills. What a goal ?? pic.twitter.com/BsukqnD1Uf
— Onyx (@ionyx01) January 11, 2021
Ikona e UFC-së është i pamposhtur në kafaz. Ai ka 29 fitore dhe 0 humbje./Indeksonline/