75 Mall Live Search
19:00 / E Hënë, 11 Janar 2021 / Blerim

I nominuari i Biden për shef të CIA-s e njeh mirë Kosovën, ishte takuar disa herë me Enver Hoxhajn

Nominimet e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden, për kabinetin e administratës së re janë mjaft shpresëdhënëse për Kosovën.

I tillë është edhe nominimi i sotëm i William Burns për shef të CIA-s, i cili e njeh mjaft mirë Kosovën, e në veçanti raport të afërt ka me kreun e tanishëm të PDK-së, njëherit kandidatin për kryeministër nga radhët e kësaj partie, Enver Hoxhajn.

Më 18 shkurt të vitit 2012 Burns dhe Hoxhaj në cilësinë e ministrit të jashtëm të Kosovës, patën nënshkruar marrëveshjen për Statusin e Forcave në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, ku u sigurua korniza ligjore brenda së cilës personeli civil i ushtrisë amerikane dhe Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve, e të cilët nuk janë pjesë e misionit të NATOs, do të vepronin në Kosovë.

Kandidati i PDK-së për kryeministër gëzon rrjet të gjerë kontaktesh ndërkombëtare pasi që për shumë vite ka shërbyer si Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës. Së fundmi, pas shpalljes së kandidaturës së tij i njëjti ka marrë edhe shumë telefonata nga krerë shtetesh evropiane në shenjë mbështetjeje.