75 Mall Live Search
20:42 / E Hënë, 11 Janar 2021 / OSH

Cyrihut i shtohet edhe një shqiptar, Shani Tarashaj nënshkruan me klubin zviceran

Skuadra e Cyrihut ka shumë shqiptarë në skuadër. Por, ata tashmë kanë transferuar edhe një.

Bëhet fjalë për Shani Tarashaj i cili për Indeksonline ka konfirmuar transferimin.

“Po kam nënshkruar me Cyrihun kontratë një vjeçare, me mundësi të zgjatjes për dy vite. Jam shumë i kënaqur që kamë gjetur shqiptarë në Cyrih. I njoh të gjithë”, tha Tarashaj për Indeksonline.

 Tarashaj në të kaluarën ka luajtur për skuadra si Grasshopers, Everton, Frankfurt dhe Emmen.

Tek Cyrihu luajnë kosovarët si Fidan Aliti, Mirlind Kryeziu, Enit Sadiku, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu, Blerim Xhemajli dhe Lavdrim Rexhepi./Indeksonline/