Takimi paraelektoral i degës së PDK-së në Drenas, Lladrovci: Së bashku jemi më të fortë!

Ka nisur mobilizimi i partive politike në prag të zgjedhje parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.
Kryetari i Drenasit, njëherit kryetar i Degës së PDK-së në këtë komunë, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi të bërë në FB ka thënë se takimi paraelektoral i degës së PDK-së në Drenas, ishte rast të ritheksoj domosdonë e unitetit qytetar në Drenicë.
Ky është postimi i tij i plotë:
Takimi paraelektoral i degës së PDK-së në Drenas, ishte rast të ritheksoj domosdonë e unitetit qytetar në Drenicë, gatishmërinë time për të prezantuar vlerat më të mira të bashkëpunimit të nivelit qendror e lokal të qeverisjes, si dhe kandidatët më të mirë për Parlamentin e ardhshëm.
E falënderoj për praninë në takim, U.D. të kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajn, të cilin e sigurova se uniteti ynë do të reflektojë në votën nacionale, njëherësh i urova sukses dhe fitoren që na pret më 14 Shkurt.
Po ashtu, i falënderoj ish deputetët dhe ish deputetet, Ferat Shala, Blerta Deliu Kodra, Ariana Musliu-Shoshi, Valdete Idrizin, Ganimete Musliun, Gazmend Bytyçin, kryetarin e degës dhe kryetarin e Asamblesë komunale, Sejdi Hoxhën, Labinot Halilajn si dhe të gjithë anëtarët e kryesisë dhe strukturat e degës së PDK-së në Drenas.
Së bashku, jemi më të fortë!


