75 Mall Live Search
22:38 / E Hënë, 11 Janar 2021 / OSH

Doli me Sindin por Muratit po i pëlqen Melisa

Murati ka pranuar se pëlqen Melisën pas takimit me Sindin.

Sot u transmetua takimi mes Muratit dhe Sindit i cili duket se shkoi mjaft mirë.

Teksa kur u pyet në studio nëse e sheh Sindin si një partnere Murati tha se ndonëse ishte takimi i parë atij po i pëlqen si pamje.

“Ishte takimi ynë i parë, deri tani si pamje më pëlqen.”, u shpreh Murati.

Ndërsa sot emisioni “Për’Puthen” u mbyll me një kërcim mes Muratit dhe Melisës, gjersa më herët u lexuan disa pyetje dhe komente të publikut, që ishin kuriozë të dinin më shumë për Muratin.

Publiku e pyet Muratin nëse do të dëshironte ai të bënte një kërcim me Melisën, propozim të cilin ai e pranoi.

Një tjetër pyetje nga publiku që Murati nuk ka nguruar aspak të përgjigjet edhe pse doli në një takim me Sindin duke shprehur pëlqim për të ishte se cila vajzë i pëlqen më shumë fizikisht.

“Cila vajzë të tërheq më shumë fizikisht?“, dhe ai menjëherë është përgjigjur: “Melisa“.