Arrestohen 2 persona për rrahje në Gjakovë

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një marrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën Martirët Caka në qytetin e Gjakovës.
“Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline