75 Mall Live Search
09:27 / E Martë, 12 Janar 2021 / Blerim

Video/ Mirëmëngjesi nga Gërmia, aty ku qentë endacakë kanë krijuar “ushtri”

Dhjetëra qenë endacakë u panë sot teksa lehnin dhe vraponin në parkun “Gërmia”, në Prishtinë.

Ata paraqisnin panik te vizitorët, të cilët në orët e para të mëngjesit të sotëm dolën për të ecur dhe shijuar kafenë e mëngjesit.

IndeksOnline sjell pamje të këtyre kafshëve, të cilët shihen në një grumbull të madh.

Kujtojmë se qentë endancakë vazhdojnë të jenë një nga shqetësimet e qytetarëve, të cilët në vazhdimësi, çdo vit po ballafaqohen me to, që shpesh kanë rrezikuar edhe jetë njerëzish.

Nga ana tjetër shteti dhe komuna, s’kanë ndërmarrë asnjë hap konkret, pavarësisht inciativave dhe premtimeve./Indeksonline