75 Mall Live Search
16:11 / E Martë, 12 Janar 2021 / C E

E dërgoi për ta larë, portieri italian e gjen Ferrarin të bërë “copë-copë”

Portieri i Genoas, Frederico Marcheti e dërgoi veturën e tij për ta larë në një autolarje në Gjenova.

Punonjësi i autolarjes u aksidentua derisa po ja sillte Ferrarin e tij në qendrën e trajnimit.

Punonjësi humbi kontrollin e makinës dhe e përplasi atë në një radhë automjetesh të parkuara, duke shkatërruar Ferrarin, por për fat të mirë pa dëmtuar veten ose të tjerët.

Kjo veturë kap shifrën e rreth 300.000 euro. /IndeksOnline/