75 Mall Live Search
18:51 / E Martë, 12 Janar 2021 / A. A

Ballkanit i del problem me FIFA-në

Ballkani ka hasur në telashe për të kompletuar transferimin e portierit Bekim Rexhepi nga Shkëndija e Tetovës.

Kjo pasi FIFA ia ka bllokuar mundësinë e transfermit të lojtarëve në këtë afat kalimtar.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që Ballkani ka paguar një pjesë të denimit dhe shpreson që së shpejti t’i hiqet ndalesa në sistemin TMS (Transfer matching system).

Sidoqoftë, lëvizjet që ka bërë deri tash, transferimi i Diar Miftarajt dhe lirimi i 9 futbollistëve është valid dhe lojtarët janë të lirë të gjejnë klube tjera.

/Indeksonline/