75 Mall Live Search
23:13 / E Martë, 12 Janar 2021 / C E

Manchester United bëhet “baba” në Premierligë

Manchester United ka marrë kreun e Premierligës.

Djajtë e Kuq kanë mposhtur Burnleyn me rezultat 0-1 në ndeshjen e mbetur të javës së parë të kampionatit anglez.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Paul Pogba në minutën e 71-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Manchester United është në vendin e parë në tabelë me 36 pikë, tri pikë më shumë se Liverpooli. /IndeksOnline/