75 Mall Live Search
09:52 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / OSH

Polici civil ndërhynë në përleshjen e disa femrave në Vushtrri, por i doli punë më pas!

Një zyrtar policor ka ra raportuar se derisa ishte jashtë detyrës zyrtare, ka ndërhyrë në një përleshje midis disa femrave dhe pasi është prezantuar se është polic dy prej tyre e kanë kanosur me fjalë.

Dy të dyshuara femra kosovare janë arrestuar dhe janë sjell në stacion policor, kurse pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur pasditën e djeshme, në Vushtrri./Indeksonline/