Aksidenti në Slivovë, tre persona të lënduar (Video)

Sot rreth orës 12:00, në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë e cila ishte në lëvizje, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
“Bazuar në të dhënat e deritashme tre persona janë lënduar dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka thënë për IndeksOnlinen, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë rajonale të Prishtinës.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti trafikut./IndeksOnline/