75 Mall Live Search
18:43 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / Blerim

Arrestohet kryengritësi i Kapitolit i cili kishte veshur një xhup të ‘Camp Auschwitz’

Kryengritësi i Kapitolit i cili kishte veshur një xhup të ‘Camp Auschëitz’ u arrestua të mërkurën.

Robert Keith Packer është identifikuar si njeriu i fotografuar i veshur me xhup i cili i referohej kampit më famëkeq të përqendrimit nazist, ku rreth 1.1 milion njerëz u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore, transmeton IndeksOnline.

Ai u arrestua nga FBI në Virxhinia dhe pritet të paraqitet në gjykatën e Norfolk sot më vonë.

Packer është akuzuar për hyrje ose qëndrim me dashje në një ndërtesë të kufizuar pa autoritet të ligjshëm, dhe hyrje të dhunshme dhe sjellje të çrregullt në bazat e Kapitolit./IndeksOnline