75 Mall Live Search
22:13 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / Blerim

Daut Haradinaj e bën “Like” dhe “Share” foton e dy zyrtarëve të Vetëvendosjes

Në kohën kur partitë politike po bëhen gati për fushatë elektorale, në prag të zgjedhjeve parlamentare, dikush nuk ka inate.

Shefi i Grupit Parlmentar të AAK-së, Daut Haradinaj, së fundmi në rrjetin social FB, e ka dëshmuar që ka respekt për të gjitha partitë politike.

Ai e ka pëlqyer një fotografi, ku duken dy zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, madje Haradinaj edhe e ka shpërndarë të njëjtën fotografi.

Një nga zyrtarët është edhe Rexhep Selimi, ish-deputet i VV-së, i cili është në Hagë./Indeksonline