75 Mall Live Search
11:28 / E Enjte, 14 Janar 2021 / k.v

Gardianët parandalojnë futjen e drogës në Burgun e Dubravës

Sot rreth orës ‪09:15 në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalonin futjen kontrabandës brenda qendrës.

Oficerët korrektues gjatë kontrollit rutinë të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht të rrobave, kanë arritur ta parandalonin futjen e një substance të dyshuar narkotike, e cila ishte tentuar të futej brenda në mënyrë të improvizuar, duke u shpërndarë nëpër pjesë të brendshme të një rrobe.

Me të hetuar këtë veprim, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarr veprimet e nevojshme, me ç’rast kanë lokalizuar vendin dhe provat materiale.

I burgosuri i dyshuar se substanca e dyshuar narkotike ka qenë e dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedura disiplinore, ndërsa familjari i dyshuar, sipas procedurës, për rastin është njoftuar policia.

Shërbimi Korrektues i Kosovës çdo herë do të jetë i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës brenda institucioneve korrektuese.