75 Mall Live Search
12:13 / E Enjte, 14 Janar 2021 / k.v

Policia arreston dy persona për gjueti të kundërligjshme

Janë arrestuar dy të dyshuar në Gadime e Eperme të Lipjanit, pasi që gjatë kontrollimit të automjetit të tyre, u janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me gjashtë fishek, një pistoletë e 15 fishekë dhe dy thika.

Policia ka njoftuar se armët e zjarrit ishin me leje valide. Në veturë ishin edhe dy qenë gjuetie.

Ndërsa gjatë kontrollimit të një shtëpie, është gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë me 20 fishekë (me leje valide) dhe 4 fishekë të pushkës së gjuetisë.

Me vendim të prokurorit, rastet janë cilësuar si më sipër dhe të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/