Pesë vjet pa trofe te Tottenhami, e fitoi për 14 ditë te PSG
Statistikë vërtet e veçantë ajo e arritur nga Mauricio Pochettino në stolin e Paris Saint Germainit.
Trajneri argjentinas i emëruar në krye të ekipit 11 ditë nga finalja e Superkupës së Francës, mbrëmë fitoi trofeun e parë në karrierën e tij si trajner, pasi PSG-ja mposhti 2-1 Marseillen me gola të Icardit dhe Neymarit.
Pas këtij triumfi në mediet sociale është shpërndarë shpejt një statistikë e veçantë e argjentinasit.
Pochettino qëndroi pesë vjet si trajner i Tottenhamit dhe arriti të bënte shumë mirë, por nuk mundi të fitonte asnjë trofe në aventurën e tij në Londër.
Atë që nuk e bëri për 5 vjet te Tottenhami, Pochettino e arriti te PSG-ja për 11 ditë.
Te kampionët e Francës do të ketë mundësi të fitojë trofe të tjerë gjatë këtij sezoni pasi PSG-ja është në garë në të gjitha kompeticionet (garat) ku merr pjesë.