Grevë në Qeverinë e Kosovës
Zyra e kryeministrit është futur në grevë, kjo për shkak të kërkesës së fillimit të ndërmjetësimit për çështjen e Rregullores…
Në një dokument, Këshilli grevist thotë se më 6 të këtij muaji, ata i kanë dërguar një kërkesë kryeministrit Hoti, për anulimin e Rregullores nr.01/2020 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Zyrën e kryeministrit, transmeton Indeksonline.
Ndërsa, nga data në fjalë, ata s’kanë marrë asnjë informatë nëse është duke u shqyrtuar kërkesa e tyre.
Madje ky këshill i ka dhënë afat kryeministrit deri më 14 të këtij muaji.
IndeksOnline sjell pamje brenda Kryeministrisë, ku shkruhet se punëtorët janë në grevë.