75 Mall Live Search
09:40 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Hoti nga Reçaku: Kryesit e krimeve duhet të marrin dënimin e merituar

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, në 22-vjetorin e kësaj masakre.

Ai ka thënë se këta trupa asnjëherë nuk do të prehen qetë derisa të dënohen ata që e kanë kryer këto krime.

“Sot në këtë ditë të veçantë bëmë nderimet në këtë vend ku ka ndodhur një ngjarje e tmerrshme. Fillimi i vitit është gjithmonë i dhimbshëm për plot familje”, ngjarja që ka ndodhur këtu e ka sensibiluar botën për gjendjen terrorin e vrasjeve që ndodhnin në atë kohë në Kosovë.

Asnjëherë nuk do të prehen qetë këta trupa derisa ata që kanë kryer këto vepra nuk e marrin vendimin e merituar”.

Më 15 janar 1999, në Reçak, u vranë e u masakruan 44 shqiptarë të paarmatosur. Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s ndaj caqeve serbe.

Ish-shefi i misionit të OSBE-së, Wiliam Walker, kishte alarmuar se në Kosovë po ndodh krim kundër njerëzimit.